Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ja pse mungoi Monika Kryemadhi në protestën e opozitës…

1 min read

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, nuk ka qenë dje e pranishme në protestën e opozitës. Mungesa e saj ka rënë në sy, ndërsa pothuajse të gjithë drejtuesit e kësaj partie ishin pjesëmarrës, bashkë me mbështetësit e tyre.

Fillimisht u tha se Kryemadhi ndodhet në një vizitë jashtë vendit, ndërsa më pas mungesa e saj në protestë kishte të bënte me problemet shëndetësore.

Mësohet se Kryemadhi i është nënshtruar një operacioni dhe për këtë e ka pasur të pamundur që të jetë pranë qytetarëve.

Dje opozita organizoi një prej protestave më të mëdha, ndërsa mijëra qytetarë për mbi 3 orë kërkuan largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ky i fundit kishte zgjedhur të ishte në Lezhë, ku edhe prezantoi kandidatin e Rilindjes për kryebashkiak, Pjerin Ndreu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.