Sun. Mar 29th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Belind Këlliçi: Rama njeri i degraduar!!! Bën rolin e viktimes teksa u flet qytetareve…

2 min read

Rama i quajti laçianët ‘hajdutë’/ Këlliçi: Njeri i degraduar!!! Bën rolin e viktimes teksa u flet qytetareve…

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas protestës së shtatë mbarëkombëtare të Opozitës së Bashkuar, ishte në qytetin e Laçit, në vijim të asaj që ai e quan fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Por ajo që habiti në fjalën e tij përballë laçianëve qytetarëve kurbinas ishte thirrja ndaj “çunave të Laçit”, siç i quajti Rama, që të vazhdojnë punën në Itali, sepse për ta nuk kishte mbetur gjë për ta sepse sipas tij i ha Luli bashkë me njerëzit e tij.

Lidhur me deklaratën e kreut të qeverisë ka reaguar edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Sipas tij, vetëm një i degraduar mendërisht mund të quajë një komunitet të tërë “Hajdutë”.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Vetem nje njeri i degraduar menderisht mund te quaje nje komunitet te tere si ai i Kurbinit hajdut. Turp per te! Po kur ke vene kryebashkiak nje njeri me kater emra, kur ke mbajtur prane vetes dhe u ke dhene pushtet trafikanteve te droges, krimineleve, trafikanteve te femrave e perdhunuesve, normal qe populli te duket o dele, o hajdut.

Ben rolin e viktimes teksa u flet qytetareve qe i quajti hajdute dhe nga ana tjeter eshte duke kryer vjedhjen e rradhes se afro 300 milione eurove me aferen Milot-Balldren.

Koha e ‘Liderit’ global qe flet ne emer te Trumpit, 28 drejtuesve te vendeve anetare te BE, mes te cileve Merkel & Macronit ka mbaruar. Perrallat e tij nuk trembin e as stepin me askend. Me Edi Ramen lulezon vetem krimi e korrupsioni. Shqiptaret duan zhvillim dhe integrim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.