Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Babe e bir goditen ne koke…

2 min read

Ditën e djeshme opozita zhvilloi protestën e shtatë. Protesta nisi te kryeministria, ndërsa më pas u zhvendos edhe te Parlamenti.

Gjatë protestës u regjistruan tensione të shumta, përleshje, ku disa qytetarë mbetën të lënduar, ndërsa nuk mungoi edhe gazi lotësjellës.

Ata u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Gjithashtu u tha se njëri prej protestuesve është qëlluar me pistoletë me silenciator në këmbë.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar fotot të disa protestuesve të plagosur.

Sipas Berishës, babë e bir ishin duke protestuar në mënyrë paqësore, por janë goditur me qytë revolveri në kokë, hundë, nofull dhe trup.

Berisha ka denoncuar këto akte, ndërsa ka parlajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se do të mbajnë përgjegjësi për këto akte, të cilat i quan krime.

Postimi i plotë

Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela. Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.