Nisin grumbullimet e para të protestës ja sa priten të vijnë nga rrethet
1 min read
Sipas korrespodentëve të “KJ” po grumbullohen për tu nisur me mijëra protestues drejt Tiranës nga të gjitha rrethet e vendit. Në Shkodër kanë planifikuar të nisen drejt kryeministrisë 5600 veta, të thonë në degët e PD . Kurse nga Vlora, Korça dhe Gjirokastra, sipas organizatorëve, mendohen të nisen mbi 10 mijë veta.
Po kështu dhe nga Tropoja, Kukësi e Saranda kanë filluar grumbullimet për të linjat e planifikuara të autobuzave drejt Tiranës.
Mësohet se qindra forca policie kanë zënë akset rrugore.