Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Dalin pamjet e para të Protestës Tym dhe Kapsolle

2 min read

TIRANË

Opozita do të protestojë sërish sot kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. E teta protestë kombëtare e thirrur nga opozita që doli nga parlamenti duke djegur mandatet në fund të shkurtit me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, partitë opozitare me në krye PD-në kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme që do i hapin vendit rrugën e integrimit.

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet për t’u mbledhur para Kryeministrisë në orën 19:00. Pak orë para nisjes së kësaj proteste, lideri i opozitës Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të vijnë në protestë pasi sipas tij vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që iu shërben njerëzve.

Për protestën është parashikuar që 1700 efektive policie të jenë në gatishmëri. Partia Demokratike ka kërkuar një marshim protestë nga ora 19:00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21:00.

Ashtu siç dhe në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëseve, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj. Edhe këtë herë, nuk do mungojnë as autobotet specialë të përdorura nga policia, e cila lëshon ujë dhe gaz dhe ka si qëllim shpërndarjen e turmës.

Nis protesta e opozitës, qytetarët mblidhen në Bulevard

Ora 19:10- Ka nisur protesta e opozitës para Kryeministrisë. Mbështetësit e thirrur nga opozita kanë mbushur bulevardin, ndërkohë që nuk mungojnë fishekzjarret e tymueset. Pjesë e skenografisë janë disa yje të BE-së që mbahen nga të rinjtë e FRPD si thirrje “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Po kështu janë ngritur edhe disa tullumbace të bardha me shkrimet “Rama ik”. Pritet që kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi t’i bashkohen protestuesve. Qytetarët mbajnë në duar flamuj kombëtar, të SHBA, BE dhe Gjermanise

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.