Sun. Mar 29th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Berisha nga protesta ka një mesazh të fortë për Ramën

2 min read

Si çdo herë ish kryeministri Sali Berisha është në mesin protestuesve. Është këtë të diel, nga protesta e 7 e opozitës Berisha kishte një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Zoti Rama është një kufomë politike e pa kallur, kufomë politike e pa kallur. Po t’i vësh re ti anti-mitingjet e tij ato ngjasojnë me kortezhet për mort, e jo mitingje. Pra Rama është politikisht i ngordhur por i ka kallur”, theksoi Berisha. Ai tregoi pse opozita proteston kundër kësaj qeverie.

“Ky është një nga regjimet më të këqij që ka njohur Europa, regjimi që largoi 400 mijë shqiptarë. Regjimi që ka bërë Shqipërinë në vendin kur çdo tre ditë zhduket një fëmijë, regjimi që ka shndërruar Shqipërinë në epiqendër botërore të krimit të drogës, vret shpresën çdo ditë. Përmbysja e tij dhe rikthimi i votës së lirë është mision historik i opozitës shqiptarë. Forcë në botë nuk na ndalon dot”, theksoi Berisha. Një koment e pati dhe për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg si dhe mesazhet e tij, se dhuna politike bie ndesh me vlerat demokratike dhe është absolutisht e papranueshme. Ai ju drejtua me një thirrje forcave politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje për dialogut dhe proceseve politike.

“Asnjë mbështetje nuk ka marrë Rama sot nga Stoltenberg. Ai ka kërkuar dialog, po natyrisht kërkesë e drejtë. Rama njeh jo gjuhën dialogut, por gjuhën e forcës dhe të dialogut. Me paranojën e Ramës nuk ia vlen të merrem më. Unë do t’i thoja qërohu sa më parë, këtë do t’i thoja”, deklaroi ish kryeministri Berisha./

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.