Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Termeti Sizmiologu ka një thirrje për të gjithë paralajmerim i fortë

2 min read

Sizmiologu Rexhep Koçi u ka bërë apel banorëve të zonës që u godit mëngjesin e sotëm nga tërmeti i fortë që të qëndrojnë larg banesave.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Koçi shprehet se mund të ketë edhe goditje të tjera.

Kjo goditje është shoqëruar edhe me disa pasgoditje që vazhdojnë. Tërmeti i parë ka rënë në orën 06:26 me magnitudë 5.3 ballë; në orën 06:43 me magnitudë 3.7 ballë dhe një tjetër në orën 06.51 me magnitudë 4.7 ballë.

Njerëzit e ndjejnë shumë. Tërmeti

duhet të jetë ndjerë edhe në Selanik. Në afërsi të fshatit Kamenicë. Ndjeshmëria ka qenë shumë e lartë.

Është një zonë, ku shoqërohet me disa pas goditje. Mirë është për të qëndruar jashtë banesave, se mund të ketë tërmete të tjera,”- u shpreh sizmiologu.

Qyteti i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm, qëështë shoqëruar më pas nga lëkundje të forta. Më e forta prej tyre ishte 5.3 ballë.

Deri më tani bëhet me dije se janë dëmtuar 5 banesa dhe 3 persona kanë mbetur të plagosur pasi nuk mundën të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.