Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Edi Rama tregon problemin që ka Opozita dhe Avantazhin që ka PSja

2 min read

Kryeministri Rama po mban fjalimin e tij në nisje të fushatës elektorale.

Rama: Rruga e vështirë që kemi zgjedhur është detyrimi ynë ndaj fëmijëve të këtij vendi.

Edhe këto zgjedhje që janë braktisur nga kundërshtarët tanë janë pjesë e detyrimit tonë.

Kundërshtarët tanë kanë frikë nga zgjedhjet, prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë prandaj përbetohen rrugëve se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike.

Sot nga kjo vendnisje e maratonës së 30 qershorit unë i them shqiptarëve se zgjedhjet janë të çdo kujt prej jush që duan të votojë. Kush e çon në mendje se mund tju pengopjë të zgjidhin të mendohet dy herë përpara se ti bjerë me kokë murit themelor të sistemit demokratike.

Ata kanë një problem, janë pak. Ne kemi avantazh, jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë. Ne jemi punëtore dhe të përkushtuar në këtë drejtim. Ata janë frikacakë dhe janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Ne jemi guximtarë dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë vend. Ata janë në panik dhe prandaj i drejtohen dhunës. Ne jemi në drejtën tonë prandaj i drejtohemi shqiptarëve.

Ata janë të verbuar nga dëshpërimi, prandaj bëjnë gjëra të dëshpëruar. Ne duhet të ecim përpara.

Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.