Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Edi Rama bën krahasimet Veri-Jug: Shikoni dallimet midis Shkodrës dhe Vlorës

2 min read

Edi Rama tha gjatë fjalsës së tij në hapje të fushatës elektorale të PS-së se në qeverisjen e tij, vendi ka arritur të bëjë ndryshime të dukshme dhe për këtë argumentoi se m,jafton të shikosh sipas tij bashkitë që drejtohen nga demokratët dhe ato që drejtohen nga socialistët, të bëhet krahasimi dhe të bëhet dallimi.

Rama deklaroi gjithashtu se opozita bëri një vetëvrasje politike dhe bëri gjithashtu edhe disa krahasime që sipas tij janë të dukshme midis socialistëve dhe demokratëve.

“Kanë të drejtë e të na shajnë sa të duan. Nuk kanë gjë tjetër në dorë veçse të vetëvriten politikisht. Ajo vendasi vetë të mos hynte në zgjedhje. Ne kemi nje favor, jemi shumë, ata kanë një disfavor, janë pak. Ata i binden dhunës, por ne jemi të vendosur për të ecur përpara. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka.

Kujtoni vetëm disa vite më parë. Ata prish, ne rregull. Ata bëjnë pis, ne pastor. Ata përça e sundo, ne mblidh e pastro. Ata vendosën vendin në piramida e borxhe, ne ul borxhet dhe gjallëro ekonominë. Kujtoni Tiranën e tyre, shkikoni Tiranën tonë, kujtoni Fierin e tyre, shikoni Fierin tonë. Kujtoni Dibrën e tyre, shikoni Dibrën tonë. Mjafton të krahasoni se ku jemi sot dhe ku ishim dje.

Shikoni se çfarë bënë ata me Shkodrën për 30 vjet me radhë dhe shikoni cfarë bëmë ne me Vlorën vetëm në 4 vjet”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.