Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

E quajtën ‘tradhëtare’/ Rudina Hajdari i kthen përgjigje kritikëve: Po e them troç fare, unë kam forcuar PD-në

1 min read

Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka dhënë një përgjigje epitetit “tradhëtare” pas mosdjegies së mandatit.

E ftuar ne studion e emisionit “Ekopolitikë”, Hajdari tha se qëndrimi i saj në Parlament ka forcuar më shumë PD dhe demokratët.

Besart Kadia: Po shoh mesazhet që vijnë dhe nuk vijnë pak. Kryesisht janë demokratë që thonë pyete zonjën Hajdari a nuk ndihesh fajtore që prej teje nuk u largua kjo qeveri. Dhe je tradhtare për këtë këndvështrim.

Rudina Hajdari: Do ta them troç farë. Unë duke qëndruar në parlament kam forcuar PD dhe demokratët në tërësi sepse i kam dhënë legjitimitet faktit që ne duhet të qëndrojmë në parlament dhe unë i përfaqësoj ata dhe do vazhdoj ti përfaqësoj ata. Kështu nuk besoj se kjo logjikë është e drejtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.