Sun. Mar 29th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Aleati i PS këshillon Edi Ramën/ Vepro si Tsipras apo Kurz, jep Dorëheqjen dhe…

3 min read

Po të isha në vendin e kryeministrit, do të ndiqja shembullin e Sebastian Kurz apo Alexis Cipras, e të tjerëve, për t’i dëshmuar opozitës që mazhoranca ka vullnetin që të mos i transformojë kostot e opozitës në kosto të Shqipërisë.

Kështu shprehet në një intervistë për Telegraf, kreu i PDS-së, Paskal Milo, një prej aleatëve tradicionalë të Partisë Socialiste.

Milo shprehet se situate aktuale politike në vend duhet zgjidhur shpejt.

“Mirë është që në raste të tilla, kur ka kontestime serioze, dhe kur një pjesë jo e vogël e elektoratit del në rrugë të shkohet drejt rimatjes demokratike të forcave. Është një situatë që duhet zgjidhur shpejt, ndryshe investohet negativisht në kurriz të stabilitetit politik dhe sociale të vendit.

Rama në këto 6 vite u përpoq të bënte shtet sipas skemës dhe shijes së vet. Unë mendoj që shtetndërtimi dhe qeverisja janë sfida shumë serioze e të përgjegjshme që duan urtësi, ekuilibër dhe bashkëveprim. Për fat të keq, kësaj qeverie i kanë munguar mjaft nga këto cilësi”, shprehet Milo.

Lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese ose të hapave sa më të shpejta për ta rikrijuar atë, padyshim që përgjegjësia shkon në adresë të qeverisë.

“Edhe mungesa e Gjykatës së Lartë është një sabotim që i bëhet luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe lidhjeve të krimit të organizuar me politikën, sepse është Gjykata e Lartë që do të duhet të ndëshkojë ata që janë quajtur “peshqit e mëdhenj”. Pas premtimeve të bujshme, se peshqit e mëdhenj do të binin në rrjetën e drejtësisë, kanë rënë veçse disa cironka dhe ky është një problem i madh që duhet të shqetësohemi. Shqipëria duhet mbështetur që reforma në drejtësi të mos përfundojë si mjaft pseudoreforma të tjera, sepse ka të bëjë jo vetëm me të ardhmen e demokracisë, jo vetëm me ndërtimin e funksionimin e shtetit ligjor, por ka të bëjë edhe me të ardhmen e vetë Shqipërisë, sepse një Shqipëri pa drejtësi është një Shqipëri në kaos dhe një Shqipëri në kaos është një Shqipëri potencialisht në konflikt të madh jo vetëm politik, por edhe social”, thekson ai.

Përsa i takon zgjedhjeve të 2019 dhe nëse atom und të krahasohen me ato të 1991, Milo tha se në 1991 PPSH për të dhënë idenë e pluralizmit, mobilizoi rezervat e saj, si organizatat e rinisë, të grave, bashkimet profesionale, frontin demokratik.

“Sot çështja është krejtësisht ndryshe, sepse edhe nëse nuk ekziston në parlament PD e LSI-ja, ka mjaft parti të tjera që janë në përputhje me Kushtetutën, që bëjnë jetë politike…”, shtoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.