Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Moderatori i njohur këshillë Ramës: Ruaj shëndetin mendor, jep dorëheqjen…

2 min read

Adi Krasta, gazetar dhe moderator i njohur, i ka dhënë një këshillë kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, në mënyrë që të ruajë shëndetin mendor të popullit dhe klasës politike në vend.

Nga studio e A2CNN, Krasta tha se po të ishte në vendin e Ramës do të ishte larguar.

“Në këtë vend do të duhet që klasa politike të marrë një vendim që është përtej interesave individuale dhe të përqafojë interesin e mbarë elektoratit. Nëse do të kisha qenë unë kryeministër, edhe për më pak dhe më herët do ta kisha dhënë dorëheqjen për të ruajtur shëndetin mendor të popullit tim dhe të klasës politike.

Edhe në vitin 2012, kur qeveria Berisha ishte po kaq dramatike, e lodhur dhe jashtë interesave të vendit, kërkohej rotacion. Edhe sot ka njerëz që thonë që pse të ikë Theresa May, por ajo e kuptoi që duhet të largohet sepse është në interes më të madh të vendit të saj”, tha Krasta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.