Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ish-ambasadori Lauka: Berisha kërkoi të bombardohej Beogradi ! Rruga e Kombit ku hyjmë e dalim sot…

3 min read

Dr. Islam Lauka, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka bërë dy deklarata të fuqishme sot lidhur me rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e Kosovës, gjatë promovimit të veprës së tij më të re “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë.”

“Kur përmenda Berishën këtu, – tha Lauka në fjalën e tij, – nuk mund të lë pa theksuar një moment që ka dalë tani së fundi, me disa akuza absurde, sikur Sali Berisha paska qënë “argat i Millosheviçit”. Unë mund të jap dy-tre momente që unë i di, se sa “argat” ka qënë dhe është Berisha.

Në vitet 80 unë kam pasur shansin që ta njoh dhe i kam shkuar ndonjëherë në shtëpi e jemi takuar rrallë edhe për kafe, por sa herë që jemi takuar, biseda e Sali Berishës ka qënë vetëm për një çështje: Për Kosovën dhe fatin e saj tragjik!

E dyta, në vitin ’93 unë kam qënë në Moskë, në ambasadë dhe Berisha ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar tërmet atje, në trupin diplomatik. Këtë “tërmet” e ndjeva edhe unë, se më thoshin “more, a është normal ai, udhëheqësi juaj”, sepse Berisha për herë të parë aty, kërkoi bombardimin e Beogradit! Natyrisht, u bombardua Beogradi, por 6 vjet më vonë! Dhe nëse do të ishte vepruar në kohë, siç tha Berisha, mbase do të ishin kursyer shumë jetë, shumë tragjedi.

Dhe e fundit, kjo Rruga e Kombit ku hyjmë e dalim sot, që nuk të çonte asgjëkundi, siç thoshin disa, është meritë e Sali Berishës! Unë e di shumë mirë se në atë kohë, institucionet financiare ndërkombëtare kanë qenë kundër, se sipas tyre nuk argumentohej, dobishmëria. Dhe Berisha, ju e dini deklaratën e tij, “do të shkrijmë edhe unazat e gishtit, të dhe këtë rrugë do ta mbarojmë!”

Unë jam i bindur se po të mos ishte mbaruar në atë kohë, vështirë se do të kishim pasur Rrugë Kombi sot.”

Islam Lauka – Doktor i Shkencave Politike, diplomat e pedagog, i dekoruar me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenca e Shqipërisë (2018), ambasador i Shqipërisë në Kosovë (2009-’14), dekan i Trupit Diplomatik të akredituar në Prishtinë (2013-’14), president i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej v. 2003), drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike (prej v. 2005), autor i disa veprave për Kosovën të botuara në shqip, anglisht, arabisht, rusisht, serbisht, persishtm greqisht, “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit (2010) e i qytetit Bajram Curri (2015) dhe i komunës Deçan në Kosovë.

1 thought on “Ish-ambasadori Lauka: Berisha kërkoi të bombardohej Beogradi ! Rruga e Kombit ku hyjmë e dalim sot…

  1. Ju lutemi nderkombetaret mos na i permendni. Gjendja e Shqiperise ku ndodhet sot eshte merit e tyre.Te gjitha reformat i kane udhehequr ato por pas dy vjetesh ka plas skandali.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.