Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Belind Këlliçi: Largimi i Ramës është e vetmja shpresë për Shqiperinë…

2 min read

Kryetari i Forumit Rinor të PD Belind Këlliçi ka ftuar shqipëtarët në protestën e së dielës.

“Me Edi Ramën Kryeministër, Shqipëria çdo ditë e më shumë po izolohet, shqiptarët po rikthehen në diktaturë, pa zgjedhje të lira, pa liri veprimi dhe mendimi, pa të drejtë prone e veç me burgosje politike”, shkruan Këlliçi në një postim në facebook.

Ja postimi i plotë i tij

Vendi drejt izolimit, largimi i Ramës është e vetmja shpresë për Shqiperinë.

Zyrtarizohet kërkesa e Holandës për bllokimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët, një arritje historike e shqiptarëve 9 vite më parë, nën një proces të drejtuar nga Lulzim Basha si Minister i Brendshëm.

Me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria çdo ditë e më shumë po izolohet, shqiptarët po rikthehen në diktaturë, pa zgjedhje të lira, pa liri veprimi dhe mendimi, pa të drejtë prone e veç me burgosje politike.

Sot ka vetëm një shpresë! Ose të reagojmë, ose të pranojmë në heshtje shtypjen dhe përçmimin.

Nëse nuk doni izolimin, ejani të dielën në orën 19:00.

Nëse doni demokracinë, protestoni të dielën në orën 19:00.

Nëse doni lirinë e pronës, ejani me datë 2 qershor, ora 19:00, para kryeministrisë.

Nëse doni zhvillim, punë dhe mirëqenie, bashkohuni me ne më datë 2 qershor.

Largimi i Edi Ramës është sot më i domosdoshëm se kurrë më parë!

Eduam #ShqiperinesiEuropa jo #

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.