Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ambasada Hollandeze ka një mesazh të rëdësishëm për Shqiptarët pas kërkesës për heqjen e vizave

2 min read

Ambasada holandeze ka reaguar pas letrës që qeveria holandeze i ka dërguar Komisionit Europian ditën e sotme, me datë 31 Maj, për vendosjen e vizave për shqiptarët. Politika e vizave për nënshtetasit shqiptar do të mbetet e njëjta deri në njoftimin e radhës, shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh, shkruan ambasada holandeze.

“Parlamenti Hollandez i kërkoi Qeverisë hollandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.

Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Hollandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.

Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.

Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi.

Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, shkruan ambasada holandeze në njoftimin e saj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.