Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Plas Sherri në parlament replika mes Gjuzi Ramës dhe Valterit

2 min read
Featured image of article: Plas sherri në Kuvend, Kujtim Gjuzi do të marrë fjalën. Rama-deputetit: Si si? Si the? Ruçi: Do të t’a jap unë mor ulu (REPLIKAT)Kujtim Gjuzi, Edi Rama dhe Halit Valteri

TIRANE- Kuvendi është përfshirë me një incident që ka ndodhur në fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili është ndërprerë nga deputeti i ardhur nga listat e PD, Halit Valteri.

Valteri i kërkoi Ramës që të mos fliste më, pasi kuvendi s’ishte vendi. Rama ia ktheu menjëherë përgjigjen dhe më pas u largua.

Në këtë moment ka ndërhyrë Kujtim Gjuzi, që ka kërkuar të marrë fjalën. Në debat është futur dhe Ruçi, që i ka thënë Gjuzit të ulet sepse do e marrë në një moment tjetër fjalën.

Replikat

Halit Valteri: Pusho se s’do të dëgjojmë ty.

Rama: Si si the, si ishte kjo?

Halit Valteri: S’jemi në PS këtu

Rama: Edhe unë nuk mendova se do isha në mbledhje me rezervat e PD-së, por s’kam ç’të bëj.

Halit Valteri: S’do dëgjojmë këto, ik thuaja atyre në PS

Rama: Mos bëj gabime elementare. Po ça të bëj? Unë flas ato që mendoj? (Rama ikën)

Kujtim Gjuzi: S’jemi tek Partia Socialiste, do flas unë…kam radhën

Gramoz Ruçi: Fjala i takon Rudina Hajdarit, me radhë, do të t’a jap unë mo do të ta jap. (Gjuzi ulet)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.