Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Me termometër në dorë, Kujtim Gjuzi: Doja t’ja masja Ramës, habit përgjigja për Berishën

2 min read

Gjuzi u shpreh se donte t’i maste temperaturën kryeministrit Edi Rama. I pyetur nëse donte t’ja maste edhe kryeopozitarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjuzi tha se ‘doktori s’e ka të nevojshme.
Featured image of article: Me termometër në dorë, Kujtim Gjuzi: Doja t’ja masja Ramës, Berisha e ka gjithmonë me vete kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Kujtim Gjuzi 30 Maj, 2019 16:38
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi u shfaq ditën e sotme me termometër në dorë. I ftuar në emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga u shpreh se donte t’i maste temperaturën Ramës.

Biseda në studio

Gazetari: Ky termometri është vetëm për Ramën, s’ka nevojë Basha dhe Berisha për këtë termometër?

Gjuzi: Berisha është doktor e ka gjithmonë me vete. S’ka nevojë për termometër. Unë dua t’i mas temperaturën Ramës sepse është do me çdo kusht ta çojë vendin në zgjedhje dhe ngrenë temperaturën në ajër.

Gjuzi foli më pas edhe për bisedën që pati me Ramën ne parlament.

“E patë se si u tërhoq me elegancë? I thashë un, s’mund të më thërrasë dikush lartmadhëri mua. S’më rezulton asgjëkundi. Më pëlqeu që u tërhoq me elegancë aty tek ajo pjesë,”– tha Gjuzi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.