Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

“Çau zemrën e malit, shqiptarët përqafojnë nënën më shpejt”, ish-këshilltari i Berishës hedh pyetjen rrëqethëse mbi Olldashin

2 min read

Hapja e autostradës “Arbën Xhaferri” ditën e djeshëm ka ngjallur shumë debate në popull për mënyrën se si dy qeveritë e vendeve fqinje punojnë për vendet e tyre.

Autostrada që do të shkurtojë distancën Prishtinë-Shkup në 45 minuta udhëtim është “lakmuar” nga analistë dhe opinionistë shqiptarë, të cilët kanë kritikuar qeverinë mbi premtimet e pambajtura të rrugëve miliarda euroshe për të cilat hapen tendera të pakufishëm.

Kjo autostradë e shumëpërfolur mori emrin e Arbën Xhaferrit, politikanit të ndjerë shqiptar në Maqedoni, i cili ka kontribuuar për shqiptarët e dy vendeve fqinje.

Ilir Kadia, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar në lidhje me këtë fakt dhe ka risjellë në vëmendje një prej themeluesve të PD, Sokol Olldashin.

Ai ka ngritur një hipotezë në një status në Facebook, ku shkruan se përse tuneli i Krrabës nuk mori emrin e Olldashit, i cili humbi jetën në këtë aks pak muaj pa inaugurimit.

Ai shkruan:

Autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin dje i vunë emrin e Arbën Xhaferrit! Dhe bënë shumë mirë! Kam gjashtë vjet e nuk e kuptoj pse tunelit të Krrabës nuk i vëmë emrin e Sokol Olldashit?! Kam qënë pranë tij që ditën e minave të para që ndezi për tunelin dhe në ditën e fundit kur në një kohë rekord preu shiritin e drita e diellit çau zemrën e malit dhe bëri që shqiptarët kur t’i marrë malli të shkojnë e përqafojnë nënën më shpejt e pa u torturuar nëpër kthesat me rrezik jete! Përnjimend nuk e kuptoj?!”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.