Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Betohem për Kishën e Laçit se do fus në burg Ramën, Ballukun dhe Gjiknurin (PARALAJMËRIMI PËR KOMPANINË ANK)

2 min read

Kreu i PD-së Lulzim Basha me tone të ashpra ka folur për rrugën Milot-Balldren, ndërsa ka paralajmëruar kompaninë koncesionare ANK të mos vazhdojë punimet.

Basha e betua për Kishën e Laçit se do t’i fusë në burg kryeministrin Edi Rama dhe dy ministrat Damian Gjiknurin dhe Belinda Ballukun.

‘Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në përmasa e pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e Re. Milot –Balldren, 260 mln euro për 17 km. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, e ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Atëherë kjo është një lloj tjetër hajdutërie, e hajdutit që vjedh sikur nuk do të ketë të nesërme. Të marrim çfarë të marrim. Dua t’i them ANK dhe atyre që fshihen pas ANK, çdo banke shqiptare, mos guxo një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do varroset. Edi Rama, Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri, betohem para Kishës së Lacit ju presin hekurat. Hajduteria nuk do të lejojmë. ANK e KNA thirrin mendjen do tju konfiskojmë cdo qindarkë. Do tju trajtojmë si badë të organizuar se nuk i leni gjë krimit të organizuar. Harrojeni ju se do ti lëmë njerzit pa shkollë. Qindark për qindrak do tjua marrim dhe do kalbeni në burg. Ndaj tërhiquni oligarkë ju të babzitur. Nuk e mbani dot gjallë kufomën e tij. Fundi i Tiranisë ka ardhur’, tha Basha në takimin me banorët e Kurbinit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.