Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Arti në zi, ndahet papritur nga jeta një nga parodistët e Vlorës

2 min read

Lajm i hidhur për artin shqiptar dhe të gjithë ata që u rritën e jetuan me humorin e tij. Është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika.

Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësht për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika, sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun që i përkiste dhe i përket disa brezave me humorin spontan dhe goditës. Si shpërblim ata kanë korrur duartrokitje pa fund, respekt dhe mirënjohje për shkak të artit të tyre që e çonte publikun në një dimension tjetër çdo herë që dilnin në skenë.

Në një intervistë televizive një vit më parë, bashkë me kolegët e tij, Muhamet Lika do të tregonte më shumë për familjen e tij. Ai ishte i martuar me Zhanetën dhe babai i një vajze dhe një djale, si dhe gjysh me 3 nipër e një mbesë.
“Meti është njeri serioz dhe shumë i mirë, për fëmijët dhe për mua. Ai ia ka dalë mbanë gjithmonë”, do të thoshte atëherë bashkëshortja e Likës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.