Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

A keni menduar ndonjëher dorheqjen Rama flet pa doreza

2 min read
Ama tha se ai nuk ka menduar asnjëherë deri tani largimin nga politika, pasi nuk e ndien veten të lodhur dhe qeverinë me rendiment të ulët.
Featured image of article: A keni menduar ndonjëherë dorëheqjen? Rama flet për herë të parë “pa doreza”Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mundësinë e largimit të tij nga politika dhe dhënien e dorëheqjes pa kërkesën e opozitës.

Në një intervistë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasilin në Top Channel, Rama tha se ai nuk ka menduar asnjëherë deri tani largimin nga politika, pasi nuk e ndien veten të lodhur dhe qeverinë me rendiment të ulët.

Keni 21 vite në politikë, dhe vjen një moment që rendimenti i qeverisjes është i dobët. Keni menduar ndonjëherë këtë që të thoni kam bërë sa kam mundur dhe tani do largohem për të hapur rrugë të rinjve?

Kam në politike që në 1998, nuk kam qenë në nivele shumë të larta, falë meje ministri u bë shumë i rëndësishëm. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u bë shumë i rëndësishëm ai post. Pastaj kalova si kryetar partie dhe kalova shkretërirën si kryetar në opozitë. Dhe tani jam këtu, por nëse do kisha ndjesi që qeveria po shkon jo mirë apo të isha lodhur, sigurisht që do e kisha menduar largimin. Nuk kam as të parën dhe as të dytën dhe do e çoj këtë punë deri në fund.

Kujtojmë se opozita kërkon prej disa muajsh largimin e Ramës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.