Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

SONDAZHI IPR: Koalicioni PD- LSI sêrish fitues me mbi 53% të votave

2 min read

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing kanë sjellë rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar për këtë vit. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD – LSI. Por si forcë politike orientimi i votës është majtas.

Konkretisht: Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%.

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%. Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%.

Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (29 maj) është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e 2017 për zgjedhjet e përgjithshme.

Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2% të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.