Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

“O Kolë ça është ky muhabet”, PD-ja publikon VIDEON, momenti kur Ardi Veliu i sulet Strazimirit

1 min read
Në videon e publikuar nga Partia Demokratike shihet teksa në zyrën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Ardi Veliu tenton t’i heqë telefonin nga dora Strazimirit që po filmonte gjithçka.

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar versionin e saj në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 16 shkurt në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një video e filmuar nga Strazimiri, shihet që ish-deputetët e PD-së te ndodhur në zyrën e Drejtorisë së policisë kërkojnë llogari në lidhje me shoqërimin e qytetarëve pas protestës së 16 shkurtit.

Ndërkohë që Gent Strazimiri, filmonte gjithçka, Alibeaj dëgjohët teksa i drejtohet prokurorit. “O Kolë ca është ky muhabet,”– thotë ish-deputeti

Të pranishëm janë Kol Hysenaj, prokuror, Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, Katriot Skënderaj, drejtor i Policisë Tiranë dhe Ardi veliu, Drejtor i Policisë së Shtetit.

Në një fragment të videos ky i fundit shihet teksa i sulet sipër Strazimirit dhe tenton t’ja heqë telefonin nga dora.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.