Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Habit Grida Duma : Edi Rama gjithmonë ka dashur të jetë pjesë e PD por …

2 min read
Grida Duma është shprehur se Edi Rama më parë ka dashur të bëhet pjesë e PD-së por sipas saj asnjëherë nuk ka mundur.
Featured image of article: Habit Grida Duma: Rama ka dashur të jetë pjesë e PD-së, po s’ka mundur asnjëherë
Kryeminsitri Edi Rama dhe Grida Duma, ish-deputete

Tiranë-Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dashur të jetë pjesë e PD-së por sipas saj asnjëherë nuk është bërë për shkak të protagonizmit të tij.

“Unë e kam parë si një figurë politike me një shpirt protagonizmi, ku ai e ka shfaqur kudo që ka mundur. Ka dashur dikur të jetë pjesë e PD-së, por asnjëherë nuk ishte pjesë e PD-së. Kjo nuk e bën dot atë familje biologjike të PD-së. PD ka ende shumë për të bërë për të formësuar linjën e vet ideologjike, për të qenë plotësisht e djathtë, por gjatë rrugëtimit të saj PD pati një sfidë shumë më të madhe se PS”, është shprehur Grida Duma në Ora News, në emisionin “Tempora”.

Pjesë nga biseda në studio:

Hazizaj: Unë dyshoj që Rama dhe Basha përtej jush, unë nuk e di, por edhe ju nuk e dini kanë ngritur një kompromis. Shrëngjimi i kaheve o e shpërbën drejtësinë siç e shpërbeu, e cila do të çojë edhe në shpërbërjen e politikës dhe kam frikë se do të marri lumi të parët, ata më të mirët.

Duma: Nuk jam as kaq pesimiste, por nuk jam as aq ekstremiste sa të mos besoj asgjë që thua dhe të vendos në dyshim çdo gjë që thua. Aq me tepër e thënë nga një njeri që ka një analizë, ka një shtrim. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk jemi në politikë dhe nuk jemi perëndimor. Unë do të jem plotësisht dyshuese në qëndrimet e mija.

Unë e kam parë si një figurë politike me një shpirt protagonizmi ku ai e ka shfaqur kudo që ka mundur. Ka dashur dikur të jetë pjesë e PD-së, por asnjëherë nuk ishte pjesë e PD-së. Kjo nuk e bën dot atë familje biologjike. PD ka ende shumë për të bërë për të formësuar linjën e vet ideologjike, për të qenë plotësisht e djathtë, por gjatë rrugëtimit të saj PD pati një sfidë shumë të madhe se PS.

1 thought on “Habit Grida Duma : Edi Rama gjithmonë ka dashur të jetë pjesë e PD por …

  1. Ne zemer ndoshta e ka pas,po e filloj keq.Aty ku po behej mbledhje e P D Rama u tha.Pse i shkoni mbrapa kti maloku.Pastaj Rama beri nje shetitje 45 ditesh ne spital.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.