Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Studentja bën thirrje/ “Mjaft më me fjalë boshe”

2 min read

Nga Anita Doçi

Sikurse ju e kuptoj se madhësia e problemit përcakton madhësinë e zgjidhjes që kërkohet.

Prandaj i them kësaj qeverie Mjaft më me fjal boshe! Mjaft më me statistika jo reale! Mjaft më me premtime të rreme !

Qeveria na thotë se ka rritje në ekonomi, ama kuleta e shqiptarëve nuk tregon kështu.

Qeveria na thotë arsim cilesor, ama studentët ende kërkojnë përmbushjen e 8 pikave.

Qeveria na thotë shëndetësi falas, ama mos të rënte se dhe serumin duhet ta blesh vetë.

Qeveria na thotë rritje të eksportit, po po , rritje të eksportit te drogës!

Është rritur frikshëm numri i shqiptarëve që kanë ikur edhe që vazhdojnë e ikin nga Shqipëria .

Jetojmë në një vend ku ke frikë të thuash mendimin tënd, jetojmë në një vend ku cënohen vlerat më themelore demokratike. Jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të ngrihen kundër gjenocidit modern që po i bëhet popullit tonë nga kjo qeveri.

Jemi në mjerim, por unë guxoj të kthej shpresën.

Refuzoj ta lë Shqipërinë time.

Refuzoj të bie dakord me këtë situatë.

Guxoj që të ngre zërin tim ndaj padrejtësive që po i bëhen këtij vendi.

Guxoj të protestoj.

Sepse Ne jemi populli

Ne jemi zgjidhja

Ne jemi bijtë e Shqipërisë

Ne jemi ata që do ta bëjmë historinë

NE DO TA BËJMË SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.