Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Rama: Rroga e mjekëve në Shqipëri është më e madhe se në Gjermani

2 min read

Duke iu bërë thirrje mjekëve të rinj të aplikojnë për 112 vendet e lira të punës në spitale, Rama garantoi se procesi i garës do të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë. Shefi i qeverisë, i bëri këto deklarata gjatë takimit me “Mjekët për Shqipërinë”, ku bëri edhe një llogari të të ardhurave të mjekëve që punojnë jashtë Tiranës.

Sipas kreut të qeverisë, një mjek shqiptar që punon jashtë Tiranës, në fund të muajit do të ketë më shumë të ardhura se sa një doktor në Gjermani.

“Ka një bonus mbi rrogën, 2.5 milionë lekë të vjetra për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet jashtë Tirane. Marrin një rrogë, që po të heqim taksat që do të paguajnë po të ishin në Gjermani, është më e madhe sesa në Gjermani në rast se do punësoheshin që sa të arrijnë në Gjermani në spital. Në xhep ju mbetet më shumë sesa do iu mbetej në Gjermani, në muaj”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi më tej, se ka marrë fund koha kur vendi i punës në mjekësi fitohej padrejtësisht.

“Sot 1400 infermierë janë punësuar me këtë sistem. Pyetini se a janë punësuar pa kapur asnjë për krahu, por thjesht duke aplikuar në bazë të testimit të tyre. Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ do të bëjë të njëjtën gjë. Sot ka 112 vende të lira dhe të gjithë mund të aplikojnë dhe në bazë të ranikimt do të punësohen. Proceduarat janë të shpejta dhe nuk ka shans askush që mund t’i parakalojë në mënyrë të padrejtë. Nga janari i 2018 kemi punësuar 480 mjekë, nga të cilët 235 janë specialistë në spitale. Këto që ju dëgjuat nuk janë thjesht fjalë”, thaRama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.