Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Opozita në protestë në 2 qershor por ja ku do të jetë Edi Rama

2 min read
Një ditë pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kryeministri Edi Rama do të jetë në Lezhë, ku do çelë fushatën për kandidatin e PS në këto zgjedhje, që është Pjerin Ndreu.
Featured image of article: Opozita në protestë më 2 qershor, zbulohet se ku do të jetë RamaKryeministri Edi Rama në një udhëtim (Foto ilustruese)

TIRANË– Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë protestën e radhës më 2 qershor ora 19:00.

Opozita dhe mbështetësit e saj do të mblidhen në protestën e shtatë kombëtare, ndërkohë që kryeministrin sërish nuk do e kenë në zyrë.

Një ditë pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kryeministri Edi Rama do të jetë në Lezhë, ku do çelë fushatën për kandidatin e PS në këto zgjedhje, që është Pjerin Ndreu.

Edhe në protestat e shkuara, që opozita ka zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri nuk ka qenë në kryeministri.

Kjo javë është afati i fundit për një dialog të mundshëm mes dy palëve, pas 6 letrave publike që Rama i ka dërguar Bashës, por pa asnjë rezultat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.