Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Grida Duma : Denoncon skandalin e rradhës te Ramës për tenderat ato shkojnë për …

2 min read

TIRANË
Partia Demokratike ka denoncuar sot një skandal sipas saj që ka të bëjë me klasifikimin si sekret shtetëror të 216 tenderave nga qeveria. Ish-deputetja Grida Duma doli sot para mediave dhe akuzoi qeverinë “Rama” si më të korruptuarën në tre dekadat e fundit. Sipas saj, janë konsideruar sekret shtetëror tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët.

“Në ditët e fundit të saj qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë. Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta por dhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët janë konsideruar sekret shtetëror.
BIRN ka zbuluar se kur erdhi në pushtet qeveria e Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror plot 216 tendera me vlerë qindra miliona euro. Fare pak prej tyre janë të tillë dhe mund të klasifikohen si sekret, kështu për shembull mund të ishin ato të Shërbimit Informativ apo Prokurorisë”, deklaroi Duma.

Por sipas saj, qindra tenderë të tjerë që Rama fsheh janë pjesë e luksit qeveritar. “Pjesë e klasifikimit të kontratave publike si sekret është dhe ARRSH i cili refuzon të japë të dhëna. E njëjta agjenci që miratoi projektin e unazës së re ku një kilometë kushton 20 mln euro. Është skandaloze që tenderët për rrugën, mirëmbajtjen klasifikohen sekret shtetërorë, fsheh abuzimet.
Klasifikimi si sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cenim i hapur i konkurrencës. Është vjedhje, është korrupsion. Kjo është arsyeja pse Rama hesht.

Kush ka vjedhur të jetë i sigurt se do mbajë përgjegjësi penale”, theksoi Duma.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.