Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Berisha reagon me tone të ashpra kundër Edi Ramës

2 min read

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok, e njohur si ish vila e diktatorit Enver Hoxha.

Është një darkë pune për të koordinuar fushatën elektorale të 30 qershorit, sipas burimeve të PS-së.

Mësohet se fushata elektorale do të nisë nga Tirana me një tubim elektoral që do të mbahet më 1 Qershor në ambientet e Parkut Olimpik ora 17:00. Po ashtu pjesë e diskutimeve ka qenë dhe kriza politike, por ka pak detaje për ato që janë thënë.

Megjithatë këtë takim, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si provokim ndaj opozitës dhe shqiptarëve, pasi u zhvillua në ish vilën e diktatorit.

“Miq, takimi i sotshëm antihistorik i narkohorrave të narkoshtetit në Vilen e diktatorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës se Dytë Botërore është provokacioni me ulet i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj popullit opozitar por dhe mbarëe shqiptarëve. Ky akt është gjithashtu dhe kushtrimi me i fuqishëm për mbare shqiptarët tëngrihen dhe me të gjitha mjetet e mosbindjes civile te përmbysin klikën e narkoshtetit të bastardeve të xhelatëve te diktaturës hoxhiste me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin!”, shkruan Berisha.

Ai shkon dhe më tej teksa shkruan se kjo qeveri duhet të largohet me çdo sakrificë dhe Rama e ministrat e tij të kenë fundin e “etërve te tyre xhelat të popullit shqiptar”.

1 thought on “Berisha reagon me tone të ashpra kundër Edi Ramës

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.