Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Suedia e zgjodhi eurodeputete në PE, vjen reagimi i Arba Kokalarit

1 min read

SUEDI

Mbesa e Musine Kokalarit, Arba Kokalari u bë shqiptarja e parë që fitoi mandatin e eurodeputetes në Parlamentin Europian. Pas triumfit të djeshëm në Suedi, shqiptarja ka reaguar menjëherë në rrjetin e saj social “Facebook” ku thotë se partia e saj “Moderatorët” arriti të fitonte katër mandate për në PE.

Eurodeputetja Arba Kokalari falënderoi të gjithë votuesit e Moderatorëve, ndërsa mesazh special përçoi kryesisht për mbështetësit e saj


“Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan ajo.

Zgjedhja e saj si deputete në PE me votat e qytetarëve suedezë është përshëndetur edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bazsha, të cilët triumfin e Kokalarit e cilësuan si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendeve ku jetojnë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.