Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Leksion për Ramën?! Humbi zgjedhjet Europiane, jep dorëheqje Aleksis Tsipras

1 min read

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të parakoshme, pas disfatës së tij në zgjedhjet europiane.

Tsipras tha nga zyrat e partisë SYRIZA se “rezultati nuk ishte në pritjet tona, nuk do ta injoroj atë rezultat”, shkruan”ekathimerini”. Tsipras tha se do të vizitojë presidentin grek për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale më 2 qershor.

Mandati i qeverisë skadon në tetor dhe zyrtarët qeveritarë këmbëngulën që zgjedhjet të mbaheshin në fund të mandatit, por Tsipras duket se është i bindur për zgjedhje të parakoshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.