Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kush ishin politikanët e parë shqiptarë që uruan Alba Kokalarin si Deputete

2 min read

Menjëher pas fitores së Alba Kokalarit në zgjedhjet për Parlamentin Europian nisën edhe urimet dhe Politikani i parë që e uroi ishte Lideri i Opozites Lulzim Basha dhe në Kosovë Bexhet Pacolli pas urimeve te tyre pasuan edhe shume urime nga deputete te djathte Endri Hasa por edhe te Majte si Fate Velaj por bie ne sy heshtja e deputetëve te PS dhe vete kreut te Ekzekutivit Edi Rama që si duket akoma janë të shokuar nga fitorja Bindëse e se djathtës në Europë dhe më shume u dhemb fakti që edhe miku i Ramës e Spiropalit Knut Flekenstain pësoj humbje të thellë në Hamburg

Gjithashtu Arba Kokalarin e ka uruar edhe presidenti i vendi Ilir Meta

Urimi i Lulzim Bashës

Kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka uruar duke shkruar:

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!🇦🇱🇪🇺✌ #ShqipëriaSiEuropa”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.