Tue. Feb 18th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ilir Meta ka në dorë ta shpërndaj parlamentin dhe ta cojë vendin në zgjedhje parakohshme

2 min read
17 vendet e LSI në Kuvend plotësohen nga tradhtarët e ardhur nga listat. Nga listat e PD në Kuvend kanë shkuar vetëm 23 deputetë, por lista e kandidatëve ka përfunduar, dhe parlamenti se ka plotësuar dot numrin ‘magjik’ 140. Dule i kërkoi Metës të shpërndajë parlamentin, por çfarë do të bëjë kreu i shtetit?
Featured image of article: LSI me opozitë 100% të re në Kuvend, 18 karrige bosh, ‘topi’ në derën e Metës, a do e dëgjojë thirrjen e Dules?Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë zëvendësimin e plotë të kandidatëve që vijnë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me pranimin sot të mandatit nga ana e Ramazan Gjuzit.

17 vendet janë plotësuar, duke e çuar në 122 numrin e deputetëve në Kuvend.

Por ende janë 18 vende bosh nga mandatet e djegura nga opozita. Nga listat e PD në Kuvend kanë shkuar vetëm 23 deputetë, por lista e kandidatëve ka përfunduar, dhe parlamenti se ka plotësuar dot numrin ‘magjik’ 140.

Por çfarë ndodh në këto kushte?

Në këtë situatë, i ngelet presidentit Ilir Meta “topi” në derë për të vepruar. Disa ditë më parë, Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, i kërkoi që të shpërndante parlamentin, pasi është jo legjitim me 140 deputetë.

Situata në PD sipas qarqeve:
FIER 3 vende bosh, asnjë s’ka pranuar

TIRANË 2 bosh, 8 pranuar

DIBËR 1 bosh, 1 pranuar

DURRËS 2 bosh, 2 pranuar

VLORË 1 bosh, 2 pranuar

KORCË 0 bosh, 4 pranuar

SHKODËR 3 bosh, 2 pranuar

KUKËS 1 bosh, 1 plotësuar

BERAT 0 bosh, 1 pranuar

LEZHË 3 bosh, 0 pranuar

GJIROKASTËR 0 bosh, 1 plotësuar

ELBASAN 2 bosh, 1 pranuar

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.