Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Artan Hoxha sulmon ashpër Ilir Metën për Dosjen Tropoja

2 min read
Gazetari Artan Hoxha ka krahasuar situatën ku ndodhet Ilir Meta sot me atë para 19 vitesh. Ai thotë se Meta rrezikonte të merrej peng para 19 vitesh, por miqësia me Berishën ka bërë që ai të respektohet në Tropojë.
Artan Hoxha, gazetar dhe Ilir Meta, president

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vizitën që presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e djeshme në Tropojë.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari shkraun se ta kesh mirë me liderin historik të PD, bëhesh nga figura më e urryer në njeriun më të dashur.

Postimi i Artan Hoxhës:

Ja c’do te thote ta kesh mire me liderin historik, te kthen nga figura me e urryer si kryeminister, ne figuren me te dashur si president…

Presidenti Ilir Meta ka vizituar te dielen e 26 majit 2019 Bajram Currin, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shpreh edhe përshtypjet e tij nga ky festival, ndërsa ndan edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në atmosferën festive.

“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë!
Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.


Padiskutim qe ky mbetet nje lajm i mire per presidentin dhe banoret e Tropojes. Por 19 vite me pare kur Meta ishte kryeminister, rrezikoi te merrej peng gjate vizites se tij ne Bajram Curri. Tashme presidenti mund te na e thote qarte se kush e pengoi gjate vizites si kryeminister dhe kush i mundesoi nje mikepritje kaq miqesore gjate vizites si president???!!! Mesa duket armiqesia qe kishte me kreun e PD-se ne vitin 2000, beri qe te pritej si armik ne Tropoje, histori qe ne fakt perfundoi me shoqerimin e Sali Berishes nga zyrat e PD-se ne drejtorine e policise Tirane, mesnaten e 28 nentorit 2000.

Ndersa 19 vite me pas, Meta tashme president, pritet me kenge e valle ne Tropoje sepse tashme eshte mik personal i liderit historik te PD-se, Sali Berisha…
E shtofshi miqesine, por na e tregoni pse i vute zjarrin Tropojes dhe Shqiperise ne vjesht-dimrin e vitit 2000. Per ata qe nuk e kane jetuar apo e kane harruar ate kohe, ja si protestohej kunder kryeministrit socialist Ilir Meta ne Bajram Curri, nga demokratet dhe qytetaret e Tropojes ne nentor 2000…
Pamjet shkeputur nga emisioni “Xhungel”….

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.