Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Arba Kokalari flet Shqip dhe me dashuri per Shqipetaret dhe tregon pse u largua nga Shqipëria

2 min read
Arba Kokalari tregon arsyet pse familja e saj u largua nga Shqipëria, si dhe mënyrën si ajo, një fëmijë 5-vjeçar, ka parë atë që ndodhte në një Shqipëri pa liri dhe të drejta.
Arba Kokalari, shqiptarja që u zgjodh eurodeputete në PE

Arba Kokalari është kryefjala e kësaj të hënë për të gjithë shqiptarët. Mbesa e Musine Kokalarit do të përfaqësojë Suedinë në Parlamentin Europian, ndërkohë që ajo vazhdon të flasë shqip rrjedhshëm, si dhe thotë se një pjesë të zemrës e ka në Shqipëri.

4 vite më parë, e ftuar tek Ilva Tare në Tonight, ajo ka thënë:

E pashë që në Shqipëri s’kishte liri, erdha në Suedi dhe pashë që kishte liri dhe të drejta. Ikëm si familje në vitet ’90, kur unë isha 5 vjeç. Unë aty ndërtova jetën time. Por një pjesë të zemrës e kam këtu në Shqipëri, dhe për shqiptarët. Mendoj se jam europiane. Unë ndihem europiane, kur jam në Suedi nuk ndihem 100% suedeze, kur vij këtu po ashtu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.