Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ramës i erdhi fundi : PD rekord protestuesish përllogaritjet sa ishin sot në shesh

2 min read

Protesta e sotme e opozitës është më e madhja në 29 vite pluralizëm. Ditën e sotme numri i qytetarëve ka qenë më i lartë se në çdo protestë tjetër.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët janë derdhur lumë për të protestuar kundër Edi Ramës. Në shesh ndodhen më shumë se 100 mijë qytetarë nga i gjithë vendi që thërrasin njëzëri: Rama ik!

Një e veçantë tjetër ishte edhe organizimi i protestës madhështore.

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha në thirrjet ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa’ në një atmosferë të jashtëzakonshme, në përfundim të fjalës së tij i fttoi të gjithë protestuesit që me dritën e shpresës ndezur ti drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në një marshim.

Edhe njëherë në fjalimin e tij Basha u duk i qartë dhe i prerë duke mos i lënë asnjë ekuivok për dialog Ramës, ku e vetmja negociatë është largimi i tij si kryeministër.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.