Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Lulzim basha deklaron…

5 min read

Mbyllet pas dy oresh protesta e opozitës.  Ndryshe nga 5 protestat e tjera, e sotmja ishte më paqësore dhe nuk shënoi incidente vetëm disa hedhje shashkash dhe djegie te dy kutive te kartonit para kuvendit.    

“Rama ik!” Pas qendrimit per nje ore para kryeministrise, protestuesit marshuan drejt kuvendit ku qëndruan deri rreth orës 21:30 për tu zhvendosur më pas drejt selise PD.

Pas mbledhjes që Basha zhvilloi me ish-deputetët dhe kryesinë vendosi që protesta e radhës do të jetë ditën e premte, në 31 maj, ditë kur nis edhe fushata elektorale.

Ndërkohë para se të niste protesta ndërkombëtarët bënë apel për një protestë paqësore.

RTV Ora percolli live protestën

Ora 10: 00 Basha mbledhje me ish-grupin parlamentar dhe kryesinë: Protesta e radhës në 31 maj

Ora 21: 30 Basha: Zgjidhja politik, largimi i Rames. Perballje deri ne fund

Ashtu si çdo protestë, kreu i PD, Lulzim Basha e ka mbyllur tubimin me një fjalim nga selia e PD. Ai tha se mesazhi i dhënë nga qytetarët është i qartë. Zgjidhje politike është vetëm largimi i Ramës. 

“Është koha për zgjidhje politike, largimi i Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. E vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Evropës. Jemi gati ta hapim rrugën e zgjidhjes politike, duke bërë të mundur së pari largimin e Ramës dhe përmes një qeverie tranzitore garantimin e ndarjes së pushteteve.” 

Ora 21:09 Protestuesit hedhin gure e shashka, Bardhi i ndalon

Protestuesit hedhin gurë dhe shashka drejt policisë para Kuvendit. Policia i bën thirrje Bardhit të marrë masa.  Ndërkohë që është hequr dhe gardhi dhe po digjen disa kartonë. Ne nje moment policia hodhi uje drejt protestuesit. Në një moment Gazmend Bardhi ka dalë para protestuesve në hyrje të parlamentit për ti bërë thirrje të qetësohen.

Ora 21:00 Po hidhen gurë dhe shashka drejt policisë që ndodhen para Kuvendit. Policia i bën thirrje Gazmend Bardhit të marrë masa.

Ora 20: 33 Nis marshimi drejt Kuvendit

Basha: “Me drita ndezur te marshjome drejt kuvendit që së shpejti do ta çlirojmë dhe do ia kthejmë popullit sovran”

Ora 19: 58: Kryetari i PD-se mban fjalen 

Për më shumë se 30 minuta Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbajti fjalimin para protestuesve. Basha e quajti protestën mesazh politik drejtuar Ramës.  “Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, kurrë nuk kemi qenë më të fortë.. liri a vdekje .. demokraci a vdekje”

Basha tha se me zgjedhje pa opozitën Rama kërkon të çojë vendin drejt një përplasjeje të pashmangshme civile.

“Rama do ta çojë vendin drejt një përplasjeje të pashmangshme civile. Do të diktojë më 30 qershor kapjen përfundimtare të pushteteve”

Ora 19: 46  Monika Kryemadhi: Rama te mos provokoje qytetaret. Basha i bashkohet protestuesve 

Kryetarja e LSI-së i bën thirrje Edi Ramës të mos provokojë qytetarët

“Lëri qytetarët të qetë të mos i provokojë. I bëj thirrje qytetarëve të distancohen ndaj çdo rast dhune sepse sot viktimë nuk është Edi Rama por ata 500 mijë që u larguan pë shkak të Edi Ramës 

Ora 19: 38 Gazetari i RTV Ora raporton:  “Mesazhi kryesor është shmangia e akteve të dhunës. Disa të rinj me shirita të bardhë do të kujdesen për të mos pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.”

Ora 19:27 Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese

Ora 19:10 Protestës i bashkohen edhe banorët e Astirit

Ora 18: 53 Protesta, Boçi per RTV Ora : Atje ku goditja e policisë është e madhe, kundërpërgjigjja është më e madhe

Ora 18:36 – Thirrja e LSI për protestuesit: Mos bini pre e provokimeve të policisë

Ora 17: 06 Protesta, SHBA: Përmbahuni, kush përfshihet në akte dhune kryen krim

Ora 16:46 – Ishin nisur drejt Tiranës, policia shoqëron 2 protestues në Korçë

Dy protestues nga Korça, të cilët ishin nisur me autobus drejtë Tiranë për t’iu bashkuar protestës kombëtare të PD janë shoqëruar për verifikim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i PD, Korçë, Andrea Mano, i cili pretndon se shoqërimi it re në Komisariatin e qytetsit është bërë pa asnjë arsye. 

Bëhet e ditur se policia e ndaloi autobuzin në Bulgarec, ndërsa të shoqëruarit janë shtetasit Artur Keci dhe Klement Karafili (Ish-polic).

 Ora 16:00  BE apel për protesta paqësore: Palët të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog

 Ora 14: 46 Rama shkruan ne Twitter: Durimi nuk eshte pritje 

 Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi i protestës, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”

Ndërkohë pak më parë publikoi letrën e katërt publike drejtuar Bashës ku thuhet se nuk do të japë dorëheqjen dhe data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë.

FNSh ruan institucionet- Janë plot 1500 efektive që do të angazhohen në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë.  Nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

Por në pergjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kerkohet që protesta të përqëndrohet vetem ne bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues.  

Ndërkohë  mësohet  policia i “druhet” incidenteve apo skenarëve të dhunshëm, ndaj për këtë arsye, plani i masave që është hartuar nga uniformat blu është më i përforcuar se gjatë protestave të fundit që janë zhvilluar.

Policia ka kaluar  ne gadishmeri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri kanë kaluar edhe  policia e burgjeve dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Renea-s. 

Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin  në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Po krahas efektiveve masa janë marrë edhe në infrastrukturë.   

Në cdo pike strategjike janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë  duke zevendësuar edhe ato të dëmtuarat në protestat e meparshme.  Ndërsa nuk ka munguar edhe lyerja me graso e shtyllave te tensionit ne bulevard. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.