Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Pas një viti nga vrasja e Mario Majollarit gjykata kërkon te liroje vrasësin

3 min read

Qytetarja dixhitale raporton;

TE SHPETOJME MARION NGA VDEKJA E DYTE!

“Gjyqtari Kreshnik Omari nuk duhet të bëjë gabimin që kan bërë kriminetët e prokurorisë me në krye Elisabeta Imerajn dhe Arta Markun, gjakun sot apo neser duhet ta lajë prokurori Julian Xhengo ose fëmijet e tij në të ardhmen e afërt”

Sic e dini te gjithe, vellai im u vra ne me 10 prill te vitit te kaluar per gjakmarrje.

Keto dite jemi kontaktuar nga prokuroria per tu paraqitur ne seance gjygjesore ku prokuroria kerkon PUSHIMIN E CESHTJES per nje nga vrasesit e vellait tim Kastrot Gjuzin.

Ne kete shtet pa drejtesi ka nje manipulim dhe fshirje te provave nga policia dhe perfshirje te prokurorise dhe gjykates ne korrupsion.

Kerkesa per pushimin e ceshtjes eshte mosgjendja e armes se krimit.

Emri i Kastriot Gjuzit eshte nxjerre ne media qe ne momentin qe policia erdhi ne vendin e krimit dhe Kastriot Gjuzi eshte arrestuar pas 9 ditesh nga policia e Kosoves duke kaluar ne menyre ilegale kufirin.

Si pretendon prokuroria/policia, ta gjente pas 9 ditesh me pushke ne dore?

Ne momentin kur policia ka shkuar ne shtepine e tij automjeti i tij ishte i ngrohte( do te thote se ai ishte ne levizje), kamerat ishin shkulur dhe Kastrioti nuk gjendej aty.

Pse duhet te arratiset nje person qe nuk ka kryer veper penale?????
Sipas Kastriotit, ishte ndjere i frikesuar kur kishte pare emrin e tij ne lajme pfffffff!
Por Kastrioti qe dikur ka qene ne nje nga bandat e 97, si na u frikesonka keshtu ky trimi Tit Gjuzi, i cili ishte dhe eshte me precedent penal?

Kastriot Gjuzi thote se ka qene ne Kinostudio se vizitoi vjehrren e tij por nuk e vrau ai Marion.

Si e vizitonke vjehrren more Tit kur vjehrra jote deshmon se ne ate kohe ka qene diku tjeter?

Kunati i tij ka deshmuar se nuk gjendej aty kur persona e kane pare ne nje nga llotot prane ne kohen kur ndodhi ngjarja.
Policia gjithashtu tha se Kastriot Gjuzi nuk ishte vetem kur vrau vellain tim.
Dhe papritur, nipi i tij, djali i madh i Ilir Gjuzit i cili po ashtu eshte me precedent penal per vrasje e mbetur ne tentative, nuk gjendet kurrekund.

Kamerat e sigurise ne zonen e Kinostudios jane prishur.
Deshmitare kane dhene deshmi te rreme sepse jane kanosur.

Vellai im ishte nje djale pa precedent penal, pa probleme ku i vetmi ’faj’ i tij ishte mbiemri dhe gjaku qe ai mbante.

Shteti yne, pervec se nuk e mbrojti dhe nuk la Suedine ta mbronte sa ishte gjalle, tani do dhe te liroje kriminelet dhe te pushoje ceshtjen.

Pervec se nuk arrestoi dhe nuk gjeti bashkepunetorin e Kastriotit, tani do te liroje dhe ate.

Sa kriminele do lihen te lire qe te vrasin me shume?
Sa familje do vuajne me nga gjakmarrja?
Sa te rinj do largohen nga Shqiperia se nuk ndihen te sigurte?

Babai im po vrau, dhe po vuan denimin e tij.

Por meqe jemi ne momente te vertetes, ta dije Kastrioti dhe Rigersi se Ilir Gjuzin nuk e vrau babai im.

ILIR GJUZIN E VRAU ENDRIT MAJOLLARI.

JU PSEUDO “CUBAT” NUK MORET ASPAK HAK SI CUBA!
JU SI MINJ HALESH VRATE NJE TE PAFAJSHEM DHE TANI FSHIHENI NEPER KANALE!!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.