Sat. Dec 7th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Basha nga Burreli shpërthen keq kundër Edi Ramës

2 min read

Basha në miting në Burrel: Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu I bandës.
Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të tereza mayt, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminal;izoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.