Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

25 Maji me cudira! Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit kercenon…

2 min read

Me një urdhër të çuditshëm e të paprecedent, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kërkuar që shoqërive private të sigurisë të mos lejojnë personat që punojnë për to të shkojnë në protestë. Letra zyrtare mban datën 21 maj, pra urdhri është dhënë vetëm 4 ditë para protestës së nesërme.

Kjo letër e shkruar nga Veliu, u kërkon Drejtorive Vendore të Policisë që të deklarojnë pronat që mbrohen nga shoqëritë private si dhe të nënvizohet të mos ketë kultivim kanabisi.

Ndërsa në pikën nr. 2 të kësaj letre theksohet se ndalohet pjesëmarrja në protestë për punonjësit e shoqërive private të sigurisë.

Në letër theksohet:

Nga ana juaj të qartësohen titullarët e subjekteve, drejtuesit teknikë dhe punonjësit e shërbimit SHPSF, se ndalohet pjesëmarrja e tyre në protestat që organizohen në vend”.

Duhet të theksojmë se e drejta për të marrë pjesë në protesta, mbledhje apo tubime është një e drejtë kushtetuese e garantuar me ligj.

Në letër shtohet kërcënimi se nëse subjektet që nuk i zbatojnë pikat e mësipërme do t’u hiqen licencat.

Sigurisht që në kushte të tjera ky akt i Veliut që bie në kundërshtim me të drejtat demokratike dhe liritë e individit, do të hetohej nga Gjykata Kushtetuese. Fati i mirë i tij që sot ky institucion ka mbetur fantazmë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.