Mon. Dec 16th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Sali Berisha ka një mesazh për Bamir Topin

2 min read

Pas mbylljes së mandatit si President i Republikës, Bamir Topi vendosi t’i rikthehej politikës, por tanimë jo më në Partinë Demokratike, por në krye të një force të re, që quhej Fryma e Re Demokratike (FRD).

Siç do të shprehet vetë Bamir Topi, në librin e tij “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, në kulmin e fushatës elektorale ndodhi një ngjarje e paprecedent.

Një helikopter ushtarak i bazës së Farkës ishte ulur mes ullishtave, në oborrin e shtëpisë së ish-Presidentit, çka kishte ngjallur panik te familjarët dhe banorët përreth. Sipas rrëfimit të Topit, kjo ngjarje e ndodhur në vitin 2013 u zbardh 5 vjet më vonë.

Drejtuesi i emisionit Opinion i tregoi ish-kryeministri Sali Berishës një pasazh nga libri për këtë ngjarje, ndërsa përgjigjia ishte: Çdo njeri që e lexon atë, konstaton se ai ka patur psikozën e fobisë. E frikës, pa diskutim në atë situatë që të gjitha institucion kanë patur përforcime të mbrojtjes. E ka shkruar me dorën e tij që ka psikozën e fobisë. Çfarë i them unë tjetër gjë, çfarë thonë lidhet për sigurinë e jetës së tij. Ato që them unë nuk i heq asnjë fjalë unë, por ligjet thonë se kreu i shtetit duhet të sigurohet. Uroj që t’i ketë dalë frika këtij njeriu./ Opinion.al

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.