Wed. Dec 11th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Rudina Hajdari sulmon përsëri ashpër Lulzim Bashën

2 min read

Rudina Hajdari ka sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare.

Hajdari u shpreh se “qeveria arrogante po lufton për të shkatërruar imazhin e vendit, por edhe opozita nuk po e ndihmon integrimin”.

Duke u ndaluar te vizita e kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Angli, ajo tha se: “Kryetari bën një vizitë në një vend që kërkon të dalë nga BE dhe shoqërohet me disa delegatë të një ushtrie të vdekur dhe nuk ka delegat asnjë të ri. A nuk është ky një turp?! Pse nuk mund të shkojmë të bashkuar për të çelur negoacitata”?

Ashtu si Rama, Rudina Hajdari i mëshoi dialogut mes mazhorancës dhe opozitës: “Opozita është e përçarë dhe gjysma është kashtë parlamentit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi”.

Në një kohë kur pikëpyetje të mëdha janë ngritur për reformën në drejtësi (i fundit ishte Presidenti Ilir Meta), Rudina Hajdari i doli në mbrojtje.

“Ne duhet ti themi shqiptarëve se besojmë te reforma në drejtësi. Duhet të bëjmë të pamundurën që ajo të ecë përpara”, tha ajo. /bn/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.