Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Përplasje mes Ballës dhe Metës replika sot në Parlament

2 min read

Më vjen keq e më duhet ta them që Presidenti e rendit veten në krah të atyre që mendojnë se reforma nuk ka ecur siç duhet edhe pse nuk ka një partner sot që nuk e vlerëson. Parlamenti sipas Presidentit nuk qenka funksional. Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane”.

Ishte kjo deklarata e numrit dy të socialistëve në Kuvend, Taulant Balla në përgjigje të akuzave të presidentit Ilir Meta se pas krizës politike parlamenti është jo funksional.

Meta nuk e konsideron të pranueshëm zëvendësimin e deputetëve të tërhequr me emrat e kandidatëve në listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet. Si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral”, ka thënë meta pak kohë më parë./

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.