Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Komunisti Spartak Braho kërcënim për Agron Tufën nga foltorja e parlamentit ai po luan me …

3 min read

Krimet e komunizmit kanë ngjallur debat këtë të enjte në Kuvend. Fillimisht Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit paraqiti raportin vjetor në Parlament. Ai ka kritikuar krerët e institucionet shqiptare se nuk kanë marrë masa për të larguar ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit nga postet drejtuese.

Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë demokratik, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome”, theksoi Tufa.

Përgjigje të ashpër mori nga deputeti socialist Spartak Braho.

Ky institut drejtohet nga një letrat që ka mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik. Ky studiues hidhte baltë dhe kërkonte heqjen nga qarkullimi të filmave të asaj periudhe. Një tezë absurde që pasi u zhurmua disa kohë u prit keq dhe nga publiku. Në disa botime të këtij instituti, të shpërndara në mënyrë klandestine hidhej baltë në luftën nacional çlirimtare. Agron Tufa është një neofashist. Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe duke shpërdoruar luftën nacional çlirimtare. Luftën e bënë bijat e këtij vendi, edhe ata ballistë që u rreshtuan në rreshtat e partizanëve. Ngule në tru këtë punë, lufta nuk ishte luftë civile por luftë patriotike dhe çlirimtare”, tha Spartak Braho.

Ju hileqarë keni qenë që në luftë, hileqar keni qenë dhe tani. Përse gërmoni në arkivat për të kërkuar dokumentacion të pa deklasifikuar. Ju sot aktualisht nuk dispononin certifikatë sigurie. Ju nuk keni certifikatë sigurie dhe as keni për ta patur ndonjëherë”, theksoi më tej ai, ndërsa i kërkoi dorëheqjen Agron Tufës si i papërshtatshëm.

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi: Të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai. Zonja drejtues e seancës… Më ndëshkoni sipas rregullores, kur ky zotëria thotë që ballistët hanin pula. Po ju keni ngrenë koka njerëzish more. Keni vrarë 4-6 mijë partizanë. Ju nuk dini asgjë nga historia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.