Wed. Dec 11th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Basha ka një zotim për durrsakët ja cfarë e pret Vangjush Dakon

1 min read

Pak ditë më parë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u mor në pyetje për pesë orë rresht nga Prokuroria e cila po heton dosjen me nr.339.

Në lidhje me këtë, nga qyteti i Durrësit, ku po zhvillon një takim me anëtarësinë, ka reaguar Lulzim Basha, i cili e ka paralajmëruar Vangjush Dakon se do të përfundojë prapa hekurave.

Basha iu zotua durrsakëve se do ta çojnë Dakon në burg.

“Vangjush Dako, ashtu sikurse e kam paralajmëruar, do të përfundojë prapa hekurave. Vangjush Dako nuk ka shpëtim. Vangjush Dako, Edi Rama të gënjen dhe nuk do të të shpëtojë dot. Do të përfundosh në burg dhe për këtë zotohem nga Durrësi”,-tha Basha./

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.