Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

29 vite nga rënia e Komunizmit dhe akoma po na drejtojnë Komunistat…

2 min read

Nga Albanor Kastrioti

E kishte menduar ndonjëri prej jush se sot pas 29 vitesh nga rrëzimi i regjimit komunist, në Shqipëri kryetar Parlamenti do të ishte ish-ministri Brendshëm i diktaturës dhe me shumë mundësi kryetar i Akademisë së Shkencave ish-ministri i Arsimit të Ramiz Alisë, Skënder Gjinushi. Po tejet i dhimbshëm si fakt, por fatkeqësisht i vërtetë.

Rrëzuam diktaurën, por emrat që e mbajtën në këmbë në vitet e fundit kur po jepte “jetë” regjimi, sot i kemi në krye të institucioneve kryesore të vendit.

Të jemi realistë! Që ky reformimi i famshëm i Akademisë së Shkencave i propozuar nga Rama, do ishte një farsë e dinim të gjithë.

Por pse të shkonim deri këtu? A nuk kishte tjetër emër PS për ta kapur edhe këtë institucion të fundit që kishte mbetur, pasi të tjerët i ka të gjithë në dorë, përveç Skënder Gjinushit?

Pse duhej pikërisht një ish-ministër i diktaturës që të ishte i vetmi kandidat për kryetar?!

Pse pikërisht në periudhën që drejton vendin PS-në, në krye të Parlamentit u vendos një ish-ministër i Brendshëm mbi të cilin rëndojnë akuzat e familjarëve për maskrën e 2 prillit.

Pse zoti kryeministër, përtej halleve që ja kanë zënë fytin këtij vendi, nga varfëria e deri te emigrimi, vendosët edhe këtë zinxhir në qafën e shqiptarëve, duke ricikluar figura të komunizmit në postet më të larta të shtetit.

Janë shumë “pse”, që padyshim përgjigjen e kanë brenda pyetjes dhe gjithësecili prej jush duhet të mendojë qoftë edhe për një minutë: A mundet që një vend demokratik ( të paktën i supozuar ,pasi këtu prej dy vitesh shteti ligjor ka marrë fund) , një shtet anëtar i NATO-s e mbi të gjitha një vend që vuajtur regjimin më të egër diktatorial në Evropë, të ketë në krye të Parlamentit dhe Akademisë së Shkencave dy prej funksionarëve të lartë të periudhës së fundit të komunizmit në Shqipëri? Pyeteni veten dhe më pas me siguri do pohoni: Ku dreqin po shkojmë kështu?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.