Wed. Dec 11th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Sojit që janë kundër atyre që protestojnë

2 min read

Demokracia ne Shqiperi ka degraduar ne ate pike sa eshte krijuar nje alergji e rende nga protestat. Ky pushtet i ka futur parimet e veta kaq thelle ne psikiken e kesaj shoqerie sa njerezit vjellin vrer dhe ndaj atyre me te cilet ndajne nje pjese te mire te dites.

Sot njerezit preferojne te shtypen me qejf per sa kohe nuk hidhet nje gur, thyhet nje xham apo lyhet nje mur. Dhuna sot eshte atribut i opozites dhe kete njerezit nuk e duan.

Harrojne se opozita ne vend nuk eshte vetem partiake por edhe personale.

Harrojne se antipatia e zgjatur ndaj kesaj opozite do te kthehet shpejt ne bindje absolute ndaj gjithckaje qe pushteti servir si te drejte e te vlefshme.

Por çfaëe do te ndodhe me keta njerez qe jane gjithmone kunder, madje dhe ndaj te mires per veten?

Çfarë do te ndodhe me ata qe kane kurajo te reagojne?

Ne besojmë fort se ata studentë qe protestuan sot kane dçka krejt ndryshe nga shumica qe heshti.

Ata kane guximin ta bertasin te verteten e tyre pavaresisht zhurmuesve qe punojne per llogari te pushtetit.

Ishin ata qe e ngriten protesten studentore ne dhjetor.

Ishin ata qe e mbajten ndezur per dy muaj rresht.

Ishin ata qe bllokuan rruge, institucione, fakultete dhe i mbajten te bllokuara aq sa i deshi qejfi.

Jane ata qe protestojne dhe reagojne sa here qe shohin dicka te padrejte qe rendon mbi kurrizin e atyre qe heshtin, baltosin dhe pergojojne prej frikes dhe nenshtrimit.

Jane po ata qe neser do drejtojne kete vend sepse e ardhmja ju perket atyre qe luftojne per te.

Ju qe e hiqni veten si apartiak, apolitik, te virgjer, puritane, murgj, kerubin, xhebrail, engjell duhet te kuptoni se qe e verteta juaj te mbizoteroje duhet te dilni ne rruge e ta bertisni ate.

Ju fshiheni pas ferres e prej andej leshoni hobe me mendimin se dikush do merret me fjalet dhe kompleksin tuaj te inferioritetit.

Ju mund te beni zhurme per pak kohe, te fitoni mbeshtetes te ngjashem me ju por kurrsesi te lini emrin vepren dhe mundimin tuaj ne murin e larte te historise.

Per sa kohe nuk dilni por vetem cucurisni prapa ferres gjithmone te ferra do ngelni.

Historia nuk mban mend ferra dhe ata qe qendrojne pas tyre.

Historia njeh vetem fitoret dhe humbjet e medha, jo ata qe nuk guxojne te fitojne dhe te humbasin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.