Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

STUDENTJA , NJE MESAZH PER TE GJITHE MIQTE E SAJ!

4 min read

Eh, me vjen keq teksa shoh dita dites te rinj skeptike, neglizhente e indiferente. Ende se kuptoj pse, pse kur te jepet mundesia  serisht te luftosh per ate qe ty te takon, ti stepesh? Pse te kthehesh gjithmone prapa duke braktisur miqte e tu, brezin e tanishem apo brezin pasardhes? Te gjithe jemi koshiente, qe ne kohet e sotme, frika po na kaplon shpirtin, presioni sa vjen e rritet,  mbi ne, mbi familjaret tane, gjendet kudo, ama kjo frike duhet mposhtur. Duhet mposhtur duke llogjikuar , duke bashkepunuar, duke perkrahur, respektuar dhe pse jo dashur njeri-tjetrin e te hecim perpara per te sjelle nje fryme te re e ndoshta me te fuqishme se kurre, per arsimin e cdo fushe tjeter te jetes studentore e qytetare.
Cdo gje mund te mposhtet nese do bashkepunonim. Le ti leme jashte inatet,mosbesimin e cdo gje te tile, por dhe nje here te tregojme qe ne jemi studentet, studentet te cilet nuk mund ti talli dot askush, as qeverite e ndryshme, as fasadat e hipokrizite stratosferike qe shtohen dita dites. Le te jemi serisht ne ato studente qe pushtuam qytetet nga te katerta anet, ato studentet , zeri I te cileve jehonte ne cdo cep te Shqiperise. Le te mos jemi me indiferente, le te gezojme prinderit tane, ti japim shprese motrave, vellezerve e te gjithe te dashureve tane. Te gjithe kemi njerez te cmuar ne jetet tona, te cilet ne mos neser apo pasneser, nje dite do te ecin ne hapat qe ne kemi hedhur perpara tyre. Ti ndihmojme ata per nje rruge me te lehte e me te sigurte, ndoshta jo aq te mire sa ata do ta meritonin, por  te pakten le ta ndertojme. Perse dreqi ta haje? Perse motra ime, te vuaje perulsine ndaj nje sistemi qe e vret, nga frika se do te gjykohet, do te gjykohet nga pedagoget, nga shoqeria  e  ne fund si pasoje, nga  vetvetja?Perse dikujt ti hiqet e drejta per te vazhduar jeten e tij universitare, kur xhepat nuk I mbajne tarifa te larta? Perse dikush te shinjestrohet nga pedagoge sepse ai iu kundervu, e pse? Sepse me perpara askush nuk kishte guxuar te hapte goje?
Mbaj mend shpesh te jem ofenduar nga pedagoge. Pedagoge qe merrnin guximin te te tallnin perpara nje auditori te tere sepse ti ishe nje nga te paktet persona qe nuk I blije ato dreq librash te perkthyer si mos me keq. Pse leku eshte ai qe na perfaqeson ne universitete apo dija? Teksa ky debat ndodhte me mua ne nje klase tjeter dikujt I qe grisur libri perpara syve pasi ky “dikush” e kishte fotokopjuar dhe leket nuk kishin shkuar ne xhepin e duhur. Ndoshta do thoni qe keto jane gjera minimale, por nga minimalja nis cdo gje derisa behet ne dicka aq madhore sa askush sdo ta mundte dot. Pervecese librave le te prekim pak dhe shperdorimin e studenteve, ende kemi studente te mesuesise qe nuk paguhen per aq kohe sa bejne praktika neper shkolla edhe pse luajne rolin e nje mesuesi. A eshte e drejte kjo valle?
A  egziston sot dikush qe deshiron te beje pune vullnetare per 1 vit? Mendoj se jo. Atehere perse nje student I cili po punon te jete I papaguar?

A duhet ende ta ulim koken e te largohemi me pas nga vendi yne duke thene qe ky vend nuk behet, kur ne vete nuk tentuam te sjellim asnje ndryshim?
A do ishim ne te plotesuar duke u shkolluar e punuar jashte? Me siguri qe ekonomikisht po. Ama do ten a rendojne disa plage, plaga e te qenurit larg vendit tone, plaga e te qenurit larg miqeve tane, ama ajo me e renda do te ishte plaga e te qenurit large familjes tone.

Per te mos patur plage te tilla, le te ngrihemi, te kerkojme e te luftojme per ate qe na takon e eshte e jona!
Ne jemi studentet, e ardhmja e ketij vendi, jo e Gjermanise per ta furnizuar me mjeke te zote e ne Shqiperi te lejojme te ndodhin vdekje nga femijet e vegjel e deri ne moshat madhore.
Ne jemi studentet, e ardhmja e Shqiperise!
LE TE MOS KEMI ME FRIKE, PARAGJYKIMET GJITHMONE DO TE EGZISTOJNE, ETIKETIMET PO ASHTU, SULMET GJITHNJE DO TE JENE PREZENTE POR FUQIA  E TE QENURIT TE GJITHE NJE E TE VEPROJME SI NJE FUQI E VETME, I MPOSHT DHE I SHEMB ATO!|

MOS BRAKTIS TE DREJTEN TENDE NE TE TASHMEN PASI NE TE ARDHMEN DO TE TE KTHEHET NE DETYRIM!


Me shume respekt, studentja e dhjetorit 2018, janarit 2019 e te te gjitha muajve e viteve me rradhe per aq kohe sa njeriu te kete te drejtat e merituara ne Shqiperi e derisa njeriu te kete kulturen e te protestuarit pa frike per te vene disa gure te rendesishtem ne shtepizen e jetes se tij per aq kohe sa do te mundet te jetoje.


                                                                                              M



Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.