Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Shkrimtari bën kryeministrin për një lek! Rama qeveris me 100 ujqër, nuk i hyn në sy mishi i deles

2 min read

Shkrimtari Zija Çela ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatorit Adi Krasta, ku ka komentuar më gjerësisht qeverinë e kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Shkrimtari është shprehur se Ramapo qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopën me atë të popullit fukara. Pakënaqësitë e popullit kanë ardhur vetëm nga skmaja, ka shtuar më tej shkrimtari.

Gazetari e ka pyetur edhe nëse do të ketë përplasje civile në Shqipëri. Shkrimtari është përgjigjur se zemra e tij nuk do që një gjë e tillë të ndodhë. Ai ka thënë se nuk do të ketë aq shumë turbullira për luftë civile.

Shkrimtari u shpreh:

Problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm. Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele.
Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen. Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi.
Ne kemi liderë politikë jo si në Europë, por që kanë fuqi të madhe. Ata vendosin për çdo gjë. E shoh se e keqja ka hyrë thellë dhe është krijuar jo vetëm tregu i shitjes së votave, por edhe tregu i shitjes së shpirtrave. Për fat të keq, sot kemi treg zemrash dhe kjo është e rëndë, fort e rëndë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.