Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Plas sherri mes Markut dhe Artan Hoxhes. “Ke 3 vite qe i sherben mafias

4 min read

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka debatuar me tone të ashpra me dekanin dhe profesorin Mark Marku.

Teksa kanë qenë duke diskutuar për dosjen 339 ku dyshohet se është i përfshirë edhe Vangjush Dakogazetari Hoxha ka ndërhyrë duke e akuzuar për provokime Markun.

E ndërsa nga ana tjetër, Markuakuzoi Hoxhën se ka tre vite që i shërben mafias. Ai aludoi në studio se Hoxha mund të punojë edhe për shërbimet sekrete. Këto akuza të forta duket se bënë që gazetari Hoxha të acarohej së tepërmi gjatë emisionit.

Gazetari u shpreh se një dekani (në fakt Marku është përgjegjës i departamentit të gazetarisë), nuk i lejohet që të thojë gënjeshtra.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Nga përgjimet që kemi ku del përgjegjësia konkrete?

Mark Marku shprehet:

Në dy përgjime ka dalë implikimi i drejtpërdrejtë i strukturave të këtij zotërisë, janë dy raste ekzemplare ku del implikimi i shtetit. Kemi qenë në këtë emisionin kur ka qenë fushata dhe unë kam thënë se në Durrës  po paguhen nga 50 Euro për votues e kam thënë unë që nuk jam as hetues, as jam bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete siç janë këta. Janë manipuluar vota. Duhen dy palët që të vërtetojnë deklarimin e votave ai që i ka blerë dhe ai që i ka shitur.”

Blendi Fevziu: Edhe thirrja e Dakos nuk e zbardh më?

Mark Marku shton:

Patjetër, nuk kanë për ta nxjerrë, pse Prokuroria e Arta Markut. Ti mendon se do e nxjerrë Prokuroria e Arta Markut që është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.  Se po bëjmë avokatin e mafias në Shqipëri, të gjithë në vend, shtypi, media dhe kjo po na shkatërron ekonominë, rendin. Po vriten njerëz. Edhe mediat po bëjnë avokatin e mafias.”

Artan Hoxha shprehet:

Ne po kërkojmë të hetohet i gjithë trafiku i kokainës. Problemi është kreyeministri Edi Rama. Nuk është Dako…”

Mark Marku i drejtohet Hoxhës:

Ti e mbron, duke krijuar alibinë e tyre, unë, tjetri – tjetri, mos bëni avokatin e tyre….”

Artan Hoxha përgjigjet:

Herë e parë që dalin kartelet dhe unë kërkoj të hetohet…

Mark Marku shton:

Ti the ka një kartel? E dëgjon veten kur flet? Mos ma trajto jo po iku ky, ai… Karteli është problem politik dhe trajtoje si të tillë, o Tan ke 2-3 vjet që u bën shërbim atyre.”

Artan Hoxha replikon:

Këtë e ke mendimin tënd? Apo partie? Cili ka dalë nga ju si parti, për ta denoncuar? Cili është fakti jot. Unë denoncoj një mafia që është me qindra milonë euro.”

Mark Marku shton më tej:

Ke tre vjet që na bën fantazi….botoji…çoi në Prokurori.”

Blendi Fevziu: Si e implikoni Dakon në përgjime?

Mark Marku:

 A mund të bëjmë një dallim. Ne nuk jemi gjykatë dhe as zoti Bolino, as këta dy zotërinjtë…”

Artan Hoxha:

 Po ti je gjykatë se ti lufton mafian, neve që na venë pistoletën në kokë nuk bëjmë gjë. Po rri o Mark, se je pedagog gazetarie dhe është turp. Çfarë di ti, veç zyrës, ku di ti, thuaj një gjë që ke bërë për mafian dhe krimi? Përveçse ke bërë një fushatë për të shkuar deputet.
Dhe pa pikë turpi vjen këtu dhe bën përralla. Rri se nuk e ke haberin ti, për kë kryeministër ke nxjerrë prova? Për çfarë vjen këtu për të na sulmuar ne.. Fol me letra. Je dekan dhe është turp, kam 25 vjet unë me fëmijët rrugëve. “

Mark Marku:

Po ti çfarë ke bërë, ik o budalla, ik mos u bëj qesharak.”

Artan Hoxha: 

Kë grup ke luftuar ti? Për kë mafia? Për çfarë vjen këtu. Mark nxirr provat, mos më fol mua me teori. Kjo që bën ti, se je dhe dekan.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.